Berisha në Referendum dhe Basha në Kuvend, demokratët këtë të shtunë të përçarë


Ditën e sotme në të gjithë vendin është duke votimi i referendumit për shkarkimin e kreut të PD-së Lulzim Basha nga anëtarësia, pas shkarkimit që iu bë në Kuvendin e 11 dhjetorit.

Ndërkohë, në orën 11:00 në Pallatin e Kongreseve nis edhe Kuvendi Kombëtar i PD-së i thirrur nga kryesia e partisë.

Në shumë rrethe të vendit kanë nisur me votimin për referendumin duke shprehur vullnetin e tyre përmes kutive të votimit.

Nga ana tjetër në Tiranë është duke u votuar në disa qendra, ndërsa ish-kryeministri Berisha do të votojë në një bar pranë hyrjes së ambasadës amerikane.

Anëtarë të komisionet në qendrat e votimit bëjnë me dije se fleta e votimit nuk ka vlerë pa firmën e kreut të këtij komisioni dhe pa vulën e PD-së.

Ora News ndodhet në qendrat e votimit ku po mbahet referendumi dhe në ambientet e “Pallatit të Kongreseve” për të ndjekur zhvillimet e sotme.