“PS Tom Doshi” Zhgarravitet qendra e votimit për referendumin kundër Bashës në Tiranë
Ditën e sotme në të gjithë vendin është duke votimi i referendumit për shkarkimin e kreut të PD-së Lulzim Basha nga anëtarësia, pas shkarkimit që iu bë në Kuvendin e 11 dhjetorit.
Ndërkohë, në orën 11:00 në Pallatin e Kongreseve nis edhe Kuvendi Kombëtar i PD-së i thirrur nga kryesia e partisë.
Nga ana tjetër, në qendrën e votimin të njësisë nr.8 në kryeqytet për referendumin e sotëm është shkruar “PS e Tom Doshit”.
Në shumë rrethe të vendit kanë nisur me votimin për referendumin duke shprehur vullnetin e tyre përmes kutive të votimit.
Nga ana tjetër në Tiranë është duke u votuar në disa qendra, ndërsa ish-kryeministri Berisha do të votojë në një bar pranë hyrjes së ambasadës amerikane.
Anëtarë të komisionet në qendrat e votimit bëjnë me dije se fleta e votimit nuk ka vlerë pa firmën e kreut të këtij komisioni dhe pa vulën e PD-së.

