Një ditë para Kuvendit e Referendumit, Basha mbledh sërish Kryesinë e PD-së, ngrihet Komisioni Statutor
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Dhjetor 2021, 18:53
Kryedemokrati Lulzim Basha ka mbledhur sërish kryesisë së Partisë Demokratike ditën e sotme në selinë blu.
Mësohet se në këtë mbledhje do të propozohet ngritja e një Komisioni Statutor, anëtarë të së cilës do të jenë, Enkelejd Alibeaj, Jorida Tabaku, Ervin Salianji, Kreshnik Çollaku, Taulant Zeneli, Jonila Godole.
Po këta emra janë propozuar që të formojnë komisionin e përhershëm statutor në PD.
Ndërkohë, ditën e nesërme në orën 11:00 është lajmëruar mbledhja Kuvendit Kombëtar në ambientet e “Pallatit të Kongreseve”.
Nga ana tjetër, po ditën e nesërme, do të kryhet votimi për shkarkimin e Bashës i nisur nga komisioni i rithemelimitt të PD-së.

