Klodi Kadillari aristja që solli Nënë Terezën në skenë
Regjisorja, aktorja dhe shkrimtarja Klodiana Kadillari është një emër që e ka njohur suksesin në skenat teatrore dhe jo vetëm.
Një artiste shumë dimensionale dhe mjaft e përkushtuar. E ftuar ditën e sotme në studion e “Jeto me Orën” Klodiana tregoi më tepër për karrierën e saj si dhe për çmimet e shumta që ka marrë. Koldiana tregoi se cila do ishte zgjedhja e saj mes kaq shumë profesioneve që ajo ka.
“E dua teatrin pasi jam më pranë publikut, ndjej lotët e tyre ndjej dashurin e tyre prandaj Klodi është me ta” u shpreh aktorja.Klodiana tregoi edhe për projektin e saj më të fundit në Oslo.
“Interpretimi tashmë është bërë një nevojë për mua. Dhe falenderoj shumë për ftesën që mu bë nga Oslo nga ajo shkollë për të qenë pjesëmarrëse në 20 nëntor për të interpretuar dy perla “Zgjohu Kosovë” dhe “Arbëreshët” pasi janë dy pole që unë i dua shumë. Kur recitova “Zgjohu Kosovë” e përjetova shumë e ndjeva nëse nuk e ndjen diçka është e kot. Dhe shuplakën më të fortë ta jep publiku ndja çdo gjë duhet ndjerë gjatë interpretimit. Publiku më priti shumë mirë më lot në sy me shumë dashuri dhe para tyre jam shumë e vogël” u shpreh Kadillari.
Ajo tregoi edhe për specializimin që ka bërë në Sardenjë dhe e cilësoi atë si një ndër fazat më të rëndësishme në jetën e saj.
“Ka qenë një periudhë sa e vështirë edhe aq e suksesshme, e vështirë pasi isha larg vendit tim por edhe një sukses sepse më plotësoj nga një anë tjetër pasi përfundova aty regji dokumentari dhe e ndjej vetën më të plotësuar” u shpreh aktorja.
Kadillari foli edhe për monodramën kushtuar Nënë Terezës.
“Në 2010 kam sjell monodramën e Nënë Terezën në Tetarin Kombëtar, gjithashtu me këtë monodramë kam përfaqësuar Shqipërinë në disa konkurse.Dhe është një nga rolet e mija më të bukura dhe ishte fat për mua që mora këtë rol me kaq peshë. Kam lot kur flas për këtë gjë, pasi përjetohet humbja e nënës” u shpreh aktorja.
E pyetur nëse rolet që luan lënë gjurmë tek ajo, Koldiana u përgjigj se rolet padiskutim që bëhen pjesë e saj. Sa për romanet e saj ajo tregoi se si e nisi librin e saj të parë.
“Kur e nisa nuk më besohej që isha gati të shkruaja pasi më duket përgjegjësi shumë e madhe dhe falenderoj shumë publikun pasi ata e gjetën shumë veten në këtë libër. Nga ky sukses i “Kodit të Trëndafilit” kalova në romanin “Pengu” i cili edhe është përkthyer dhe në gjuhën italiane. Publiku italian e ka pritur shumë mirë historikun e Shqipërisë në këtë libër dhe u duket e pabesueshmë që këto ngjarje kanë ndodhur në vendin tonë. Dhe romani im i fundit është “Feruziana” që e publikova në kohën e pandemisë dhe deri më tani është pritur mjaft mirë nga publiku” përfundoi Kadillari.
Klodiana tregoi se planet për muajt në vijim janë të shumta.

