Bie nga çatia, humb jetën 42-vjeçari shqiptar në Austri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Dhjetor 2021, 18:29
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Austri, ku një 42-vjeçar shqiptar, ka humbur jetën pasi ka rënë nga çatia, ku dhe po punonte.
Mediat e huaja, bëjnë me dije se shqiptari identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur ishte nga Kosova, ndërkohë shkruajnë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:10.
Mësohet se një pllakë e eternit është thyer në zonën e cepit të çatisë dhe si pasojë 42-vjeçari ka rënë nga rreth dhjetë metra lartësi mbi një dysheme betoni.
Shqiptari i cili punonte me një ekip në riparimin e një çatie në një kompani në Alkoven, ka ndërruar jetë në vend.

