Incineratorët/ Veliaj kyç gojën, çoroditet nga përballja me median. Darkë luksi me vartësit
Arrestimet e kryera nga SPAK për çështjen e inceneratorëve duke se kanë prishur qetësinë e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj i cili është denoncuar në të njëjtën dosje me Lefter Kokën. Gjatë hyrjes në një darkë luksoze me vartësit për fundviti, kryebashkiaku u shfaq i çoroditur dhe refuzoi të përgjigjet për shkollat pa ngrohje por edhe mënyrën se si i ka shpëtuar hetimit të SPAK edhe pse është i pari i punëve në Tiranë.
Arrestimet e fundit të kryera nga SPAK për korrupsionin dhe shkeljet ligjore me inceneratorët në Tiranë duket se ia kanë prishur qetësinë kryebashkiakun Erion Veliaj.
Ai nuk mundi ta fshihte sikletin e përballjes me medien, pak orë pas arrestimit të ish zyrtarëve të cilët ishin denoncuar bashkë me Veliajn për aferën e inceneratorëve.
Pak orë pas aksionit të Prokurorisë, teksa u përball me gazetarët që i kërkuan shpjegime në emër të interesit publik, Veliajt iu desh të merrte disa minuta kohë për një përgjigje të cilën mesa duket nuk e kishte.
Ndërkohë që nuk dihet si dhe pse i ka shpëtuar lupës së SPAK përsa kohë është i pari i punëve të Tiranës, kryebashkiaku gati sa nuk humbi kontrollin teksa u pyet nga media në lidhje me abuzimin miliona eurosh me paratë e qytetarëve e landfillin e sharrës.
Teksa hynte në një nga restortet në periferi të Tiranës ku organizoi mbrëmjen e fundvitit me stafin e bashkisë, Veliaj nuk kishte një përgjigje për shpenzimet e luksit në kohën kur dhjetëra shkolla të kryeqytetit janë ende pa furnizim me lëndët e nevojshme për ngrohje
Ndryshe nga më parë kur shantazhonte e kërcënonte gazetarët këtë radhë kryebashkiaku që paguhet me taksat e qytetarëve shfaqte i çoroditur dhe në përpjekje për të gjetur disa fjalë vendos të largohet duke shmangur përballjen me pyetjet që i drejtohen në emër të transparencës dhe interesit publik.
