Atletja olimpike: Në Shqipëri më mungon vlerësimi
Atletja olimpike shqiptare, Evangjeli Veli teksa flet për karrierën e saj në fushën e peshëngritjes dhe për çmimet që ka fituar, thotë se nuk ndihet e vlerësuar nga publiku shqiptar, për kontributin e saj në sport.
Evangjelia e ka nisur karrierën në peshëngritje në Greqi, pasi ka jeton në shtetin helen që prej moshës 6-vjeçare, ku edhe ka nisur rrugëtimin e saj në sport. Ndërsa aktualisht përfaqëson Shqipërinë në gara dhe kampionate.
Në një intervistë për emisionin "Ditë e Re" në RTV Ora, atletja pohon se nuk ka marrë mbështetje dhe respektin që pret nga publiku shqiptar.
Evangjeli Veli: E vërteta është se ne "grekët" këtu në Shqipëri nuk marrim respektin, apo mbështetjen që mund të ndjejnë sportistët që janë këtu. Këtu nuk të respektojnë. Është shumë e vështirë.Mua më mungon vlerësimi këtu, sportistët që e kanë bazën këtu kanë mbështetje. Kur del i teti në botë dhe të thonë na zhgënjeve, më ikën truri. Nuk e di ku është problemi në Shqipëri.
Atletja olimpike, Evangjeli Veli ka fituar vendin e katërt në kampionatin Europian të Peshëngritjes dhe të tetin në Kampionatin Botëror.
Ndër të tjera, atletja ka fituar medalje e bronzit në stili e shkëputjes, në Kampionatin Evropian në Rusi.
