Homazhi më i mirë për Maradonën. Boca fiton ndaj Barçës, Kupën e dedikuar për legjendën
Një vit pas ndarjes nga jeta të legjendës së futbollit, Diego Armando Maradona, Barcelona dhe Boca Juniors, luajtën një ndeshje në nder të një prej lojtarëve më të mirë në historinë e futbollit për të mos thënë më i miri.
Të dyja klubet e vendosën vitin e kaluar këtë ndeshje pasi ish numri 10 ndërroi jetë dhe sot në “Abu Dhabi”, ekipet zbritën në fushë.

Në një stadium pothuasje të mbushur dhe me disa titullarë të rëndësishëm si Coutinho, Dest, Garcia në një anë dhe Rojo, Cardona e Ramirez në krahun tjetër, sfida ishte me emocione dhe me gola.
Të parët shënuan katalanasit në 52’ me të riun Jutgla ndërsa argjentinasit u përgjigjën me Zeballos në 77’.
Në gjuajtjen e 11-metërshave, Boca Juniors u tregua më e saktë teksa fitoi 4-2 por ajo që kishte më shumë rëndësi ishte, homazhi dhe nderimi i Diego Armando Madonës nga dy klubet që ai ka përfaqësuar si profesionist./Ora News/.
