Granit Xhaka sërish kapiten i Arsenalit? Arteta: E ka treguar se është lider

Dënimi i Aubameyang nga Arsenali ka hapur sërish diskutime për shiritin e kapitenit të topçinjve. Të Mërkurën Arsenali do të ketë një përballje në derbi me West Ham dhe ka pikëpyetje se kush do të pasojë sulmuesin me shiritin në krah.

Trajneri Mikel Arteta përpiqet të hedh pakëz dritë duke lënë të kuptojë se Granit Xhaka mund të promovohet sërish kapiten te Arsenali.

“Është një situatë e pakëndshme, Aubameyang duhet të pranojë vendimin e klubit. Por mendoj se grupi i liderëve është i papërfshirë dhe i paprekur nga kjo situatë. Në ndeshjen e fundit kapiten ishte Lacazzette, kemi ndërkohë edhe Xhakën që ka qenë më parë kapiten. Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne por për momentin nuk duhet të nxitohemi. Duhet të lëmë pak kohë që të shërohet edhe Aubameyang nga kjo situate”.

Kujtojmë që Granit Xhaka ishte lideri dhe kapiteni i Arsenalit derisa në 2019 në një ndeshje ndaj Crystal Palace gjatë zëvendësimit ai reagoi ndaj tifozëve teksa iu hoq edhe shiriti nga Arteta./Ora News/.