Sërish probleme në Poloni. Pas humbjes, tifozët detyrojnë lojtarët të zhvishen (Video)
Në futbollin polak duket se po ndryshon dhe futbolli. Janë disa klube të rinj që po synojnë majat ndërsa ata më me emër si Legia, Slask apo Jagiellonia janë në vështirësi.
Pikërisht edhe te Slask për shkak të krizës në rezultate tifozët janë rebeluar ndaj skuadrës ku nuk ka patur sulm ndaj ekipit siç ndodhi ndaj Legias por kanë bërë diçka tjetër.
Një regjistrim i debatit të fundit mes tifozëve dhe lojtarëve të Śląsk Wrocław u shfaq në Twitter dhe kjo ndodhi pas humbjes me Warta Poznań 1-2. Tifozët duke vënë në presion futbollistët, kërkuan fanellat nga lojtarët duke i ofenduar ata.
Tifozët mysafirë i thirrën lojtarët në tribunën ku ata po qëndronin dhe filluan t'i shajnë. Ka patur edhe kërcënime ndërsa futbollistët detyrohen të heqin fanellët e t’ua japin tifozëve të cilët menjëherë nisin të këndojnë pasi turpërojnë lojtarët./Ora News/.
*oddaje koszulke* pic.twitter.com/4OLH6J89Bp
— Rozgłośnia Kret (@kretfm) December 14, 2021
