Shuhet në moshën 75-vjeçare ikona e peshëngritjes, gazetari rrëfen bisedën e fundit me të

Shuhet një tjetër ikonë e sportit dhe peshëngritjes shqiptare.

Ferid Berberi, "Mjeshtër i Madh", është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare.

Lajmin e ka bërë me dije gazetari sportiv Dëfrim Methasani.

"Pak ditë më parë e telefonova dhe e urova sepse bëri 75 vjeç. Zëri në fakt nuk mu duk kumbues si herët e tjera. Si duket sëmundja e mushkërive e kish ngrënë pak e nga pak kollosin e shtangës, ish trajnerin e suksesshëm dhe sekretarin e federatës për shumë vite. Dinamo dhe kombëtarja të cilat ai i drejtoi, njohën para viteve 90-të, shembullin e njeriut të punës dhe sakrificës, shoqëruar me rezultate të niveleve ndërkombëtare. Lamtumirë kampioni i heshtur Ferid Berberi dhe u prehsh në paqe!"