Video/ Bayern Munchen stërvitet me Stuttgart, është kampionia e dimrit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Dhjetor 2021, 20:23
Një titull virtual mund të quhet ai që fitohet sot nga Bayern Munchen. Bavarezët janë kampionët e dimrit, pas fitores së thellë 5-0 në transfertën me Stuttgart në javën e 16-të e cila i paraprin edhe mbylljes së pjesës së parë të sezonit.
Skuadra e Nagelsmann ka edhe një ndeshje tjetër për të luajtur para se të mbyllë vitin 2021 por suksesi i sotëm me Stuttgart e bën automatikisht të paprekur vendin e parë pasi Dortmundi është 9 pikë larg.
Gjithsesi, sa për ndeshjen, nuk kishte asnjë problem apo rezistencë nga vendasit teksa Gnabry me 3 gola e Lewandowski me 2 të tjerë ndanë golat e “manitas” në këtë ndeshje./Ora News/.
