Pasoi Xhakën, Arsenali bën shembull Aubameyang, i heq shiritin e kapitenit dhe e pezullon

Pierre-Emerick Aubameyang duket se ka bërë shkelje të shumta dhe të përsëritura disiplinore duke detyruar Arsenalin të veprojë ndaj tij.

Në pritje për të mësuar se çfarë ka gatuar sulmuesi, klubi anglez ka marrë një vendim të fortë duke e zhveshur nga statusi i kapitenit teksa e ka pezulluar edhe për ndeshjen e radhës në Premier League.

Sulmues nga Gaboni mungoi për të njëjtat arsye ndaj Southampton dhe kështu nuk do të jetë as me West Ham teksa klubi doli me një njoftim zyrtar.

“Aubameyang nuk do të jetë më kapiteni i ekipit dhe nuk do të thirret për ndeshjen ndaj West Ham. Ne presim që të gjithë lojtarët të respektojnë rregullat, veçanërisht kapiteni”, thuhet në njoftimin e klubit.



Aubameyang është bërë një nga lojtarë më të mirëpaguar në Premier League me afro 21 mln Euro në sezon dhe u emërua kapiten në Marsin e 2019 kur Granit Xhakës iu hoq shiriti pas polemikave të mesfushorit shqiptar me tifozët në një ndeshje në kampionat./Ora News/.