Çudirat e Superiores, Teuta njofton rikthimin e Edi Martinit në stol
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Dhjetor 2021, 21:04
Më 26 Nëntor, Edi Martini njoftoi me një vendim surprizë largimin nga stoli i Teutës. Ishte trajneri që bëri historinë me klubin durrsak duke fituar 3 trofe me klubin, kampionatin, Kupën dhe Superkupën.
Sot sërish me një vendim surprizë, Teuta i ka habitur të gjithë teksa bëri të ditur se trajneri shkodran është emëruar sërish në krye të skuadrës pasi presidenti Hasanbelliu ka telefonuar atë dhe e ka bindur të rikthehet.
Gjithsesi, këto çudira ndodhin në futbollin shqiptar dhe tashmë, Renato Arapi që ishte trajneri i ri i skuadrës, rikthehet aty ku ishte në Drejtorin Sportiv të Teutës./Ora News./
