Risia e madhe, hiqet norma për sponsorizimet. Tani Newcastle gati të “thyej” bankën!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Dhjetor 2021, 19:59
Një lajm i mirë vjen për Newcastle dhe tifozët e saj. Premier League ka hequr ndalimin për klubet e saj për të arritur marrëveshje sponsorizimi me kompanitë e lidhura me pronarët e tyre, gjë që do të lejojë Newcastle United të nënshkruajë marrëveshje me kompanitë saudite.
Premier League konfirmoi të martën se ndalimi i përkohshëm, i miratuar në tetor pasi Newcastle United iu shit një konsorciumi të udhëhequr nga Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite (PIF), është hequr.
Gjithsesi çdo marrëveshje sponsorizimi me 'palët e lidhura' do të kalojë përmes një procesi për të siguruar që marrëveshjet pasqyrojnë 'vlerën e drejtë të tregut' dhe nuk janë një mjet për të shtrembëruar të ardhurat, për të fryrë bilancet apo për të lejuar shpenzime më të mëdha sipas rregullave.
Por si i thonë një fjale, vetëm për kaq kishte nevojë Newcastle sepse paratë, milionat janë aty dhe tanimë mund t’i hapet rrugë jo blerjeve të kushtëzuara por edhe goditjeve të mëdha, ato që ëndrrojnë tifozët./Ora News/.
