Video/ Kumbulla super, fiton duelin me Rey Manaj. Roma mposht 2-0 Spezian
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Dhjetor 2021, 22:42
Ndeshja e fundit e javës së 17-të në Serinë A vuri përballë dy të rinj premtues të kombetares kuqezi. Marash Kumbulla sërish titullar me Romën e gjithashtu Rey Manaj në fushë me Spezian në “Olimpico”.
Më të mirën e ndeshjes e mori skuadra e Mourinhos që fitoi 2-0 në një ndeshje të luftuar dhe me Kumbullën ndër më të mirët në fushë.
Edhe Manaj po bën paraqitje të mira edhe pse i mungon goli por verdhekuqtë ishin më lart teksa në 6’ me Smalling dhe në 56’ me Ibanez shënuan golat e fitores 2-0.
Me këtë sukses, Roma rikthen shpresat për një vend në Europë ndërsa Spezia mbetet në zonën e ftohtë të tabelës./Ora News/.
