Momente tmerri për yllin argjentinas. Me maska e grabisin para gruas, i lidhin qafën me rrip

Benfica luajti dje në kampionat ndaj Famalicaos ku arriti të fitonte një ndeshje të rëndësishme për fatet e titullit por ajo që ndodhi më pas për mbrojtësin Nicolas Otamendi ishte një skenë e tmerrshme.

Me t’u kthyer në shtëpi, mbrojtësi argjentinas bashkë me familjen e tij ishte shënjestër e grabitësve, ku 4 persona të maskuar kanë hyrë në banesën e tij duke i kërcënuar me jetë.

Momente tmerri për yllin argjentinas. Me maska e grabisin para gruas, i

33-vjeçari ka një shtëpi private në Lisbonë dhe në orët e vona, personat e maskuar kanë hyrë brenda ku mbrojtësi ishte me bashkëshorten dhe djalin e tij.

Skenat ishin të frikshme dhe sipas raportimeve, autorët e kanë lidhur lojtarin me një rrip në qafë duke e shtrënguar derisa ai ka dorëzuar para dhe bizhuteri.

Vetë klubi i Benficës ka konfirmuar ngjarjen duke siguruar se lojtari dhe familja e tij janë mirë, nuk janë lënduar por kanë pësuar një “shock” psikologjik.

Policia po heton ngjarjen për të zbuluar autorët./Ora News/.