Ju flet Moska - Ministrja e Kulturës Elva Margariti ekspozon me krenari vaginën e përgjakur

Ministrja e Kulturës Elva Margariti ekspozon me krenari vaginën e përgjakur ishte tema e kësaj të martë në “Ju flet Moska” nga Kastriot Myftaraj në RTV Ora.

Myftaraj: Ditën e djeshme ministrja e Kulturës mori pjesë në një ngjarje kulturore me qeramikë të stilizuar kështu. Ekspozita ishte e një artisteje të re.

Një nga figurat më të çuditshme ishte një vaginë e stilizuar në qeramikë dhe e përgjakur. Artisja ka bërë një ekspozitë provokuese nga ana artistike.

Nëse një ekspozitë e tillë paraqitet në selinë e një institucioni dhe promovohet nga ministrja kërkohet që të përcillen disa vlera të posaçme.

Vagina e përgjakur është krahasuar me hënën e kuqe, një dukuri shumë e rrallë astronomike që ndodh një herë në 400-500 vite.

Kjo duket qartë se është një vaginë e stilizuar. Pse e bën ministrja këtë? Në vitin 2014 kur u shfaq kjo dukuria e hënës, një turist shqiptar shkoi në Katar për ta parë.

Në këto ditë ka qenë Rama si vizitor special për ta parë eklipsin e hënës së plotë. Ministrja i di shijet e shefit të saj. Këta thonë se është art për një artiste.

Një zyrtar që i paraqet këto gjëra në një institucion me paratë e taksapaguesve, këtu pastaj është një gjë që kërkon një shpjegim. Këta po nxjerrin organin e tyre dhe thonë se të gjitha po i bëjnë.

Nëse ministrja del dhe promovon një vaginë të përgjakur aty, çfarë bëjnë këta me kryeministrin, që shkon deri në Katar për të parë hënën e përgjakur dhe u thotë se kur të kenë atë vaginën e përgjakur t’i tregojnë.