Regjistri i pedofilëve, Komisioni i Ligjeve miraton nismën pas 22 mijë firmave

Komisioni i Ligjeve ka miratuar nismën ligjore për krijimin e databazës së të dënuarve për krime seksuale. Nisma e cila është propozuar nga 22 mijë firma pas vrasjes së 8 vjeçarit Mateo Vasiu në Fier, ka për synim parandalimin e krimeve ndaj të miturve.

Komisioni për Sigurinë Kombëtare miratoi krijimin e Regjistrit Kombëtar të të Dënuarve për Krime Seksuale.

Nisma në fjalë ka marrë mbështetjen e 22 mijë qytetarëve të cilët firmosën pro pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Fier ku 8 vjeçari Mateo Vasiu u vra pranë banesës nga Klodian Çalamani.  

"Regjistri ka ardhur si pasojë e mbledhjes së 22 firmave të zgjedhësve. Kemi parasysh gjithë ngjarjet e fundit të cilat kanë tronditur opinionin publik."

Autorët e veprave seksuale do të kenë detyrim të raportojnë të dhënat e tyre dhe gjeneralitetet, të cilat do të pasqyrohen në regjistrin që do të jetë i aksesueshëm nga institucionet, por mbetet ende në diskutim nëse do të jetë i disponueshëm publikisht edhe për qytetarët.

"Është ideja e një regjistri që të jetë kombëtar, elektronik, por gjithashtu edhe publik. Ne nuk po mendojmë për një regjistër që të jetë i administrueshëm vetëm nga institucionet shtetërore, pro që të kenë dhe qytetarët e thjeshtë mundësi për të askesuar regjistrin."

Në këtë regjistër do të vendosen të gjithë të dënuarit me vendim të formës së prerë dhe qëndrimi i tyre në këtë regjistër, do të varet nga kohëzgjatja e penalitetit të dhënë ndaj tyre nga Gjykata.

"Koha në të cilën një autor i veprave seksuale qëndron brenda këtij regjistri është e përcaktuar në varësi të dënimit që ky autor ka marrë."

Deputetët pasi votuan pro thanë se projektligji është i vonuar pasi duhej të ishte hartuar më herët me qëllim parandalimin e krimeve ndaj të miturve.