Man. United ndërmerr vendimin drastik, mbyll qendrën stërvitore

Nuk është situate e mirë për Man. United. Bëhet fjalë për përhapjen e Covid-19 ku pas rastit Lindelof janë disa lojtarë dhe anëtarë stafi të infektuar me koronavirus.

Duke parë këtë situate, Manchester United mbylli qendrën e saj stërvitore të hënën për shkak të rasteve të Covid-19 të zbuluara brenda klubit, raportoi gazeta britanike The Athletic.

Grupi i ekipit të parë kishte modifikuar tashmë seancën stërvitore të dielën, duke rritur distancimin fizik dhe duke u fokusuar në ushtrimet individuale, pas shfaqjes së rasteve të para.

Djajtë e Kuq janë në bisedime me Premier League për të shtyrë ndeshjen e tyre të kampionatit në Brentford, e planifikuar për të martën teksa bëhet ekipi i katërt pas Tottenham, Leicester dhe Aston Villës që përjeton një situate të vështirë nga infektimet.

 

Ndërkohë, Premier League është aktualisht në diskutim për të forcuar masat urgjente për të luftuar Covid-in, veçanërisht me rikthimin e tre testeve në javë për të gjithë ekipet./Ora News/.