Zbulohet lista e përforcimeve të Mourinhos për Romën në Janar
Është mëse e qartë se Roma e José Mourinhos do të jetë protagoniste në merkaton e ardhshme të dimrit. La Gazzetta dello Sport ka zbuluar një listë të re blerjesh, me dy pozicione veçanërisht për t'u përforcuar, mesfusha dhe ana e djathtë e mbrojtjes.
Këto të dhëna ishin të njohura edhe më parë, megjithëse janë shfaqur emra të rinj që mund t'i japin një hop cilësor skuadrës romaniste që kërkon fitimin e Ligës së Konferencës dhe të kualifikohet në Champions League.
Për qendrën e mesfushës. kandidatët janë Florian Grillitsch i Hoffenheim; Giulio Maggiore nga Spezia dhe Tolisso nga Bayern Munich. Ky i fundit është më i komplikuari në nivel pagash, por ka bonusin e përfundimit të kontratës në fund të sezonit. Klubi bavarez nuk bën shumë lëshime kur bëhet fjalë për të lënë lojtarët e tyre të largohen por në Janar me një ofertë modeste mund ta lënë të lire. Nga ana tjetër, Grillitsch është një profil më i ulët dhe, për rrjedhojë, më i përballueshëm në nivel ekonomik, gjithmonë në merkaton e dimrit.
Sa për mbrojtjen, Mourinho ka hedhur sytë në Angli ku Max Aarons është favorit për anën e djathtë. Çmimi është pengesa kryesore, 20 milionë euro. Tashmë ka interesuar të tjerë të mëdhenj për të por gjithsesi portugezi ka edhe një emër alternative, Diogo Dalot, nga Man. United. Kandidati “më i lehtë” është Benjamin Henrichs nga Leipzig për shkak të termave financiarë./Ora News/.
