UEFA bëhet qesharake. Hedh short të dytë të Championsit, PSG-Real, Inter-Liverpool
Figura që ka bërë sot UEFA do të kujtohet gjatë. Në Nyon ndodhi një gafë e madhe gjatë shortit të parë duke nxjerrë Man. United nga vazo e duke mos e llogaritur për duelin ndaj Atl. Madrid dhe për të hedhur poshtë dyshimet, qeveria e futbollit europian vendosi të hidhte një short të dytë.
Në Nyon, goglat do të nxirrnin sërish një finale të parakohshme dhe kështu ndodhi, do të jetë PSG-Real Madrid, Messi kundër Benzema me shokë.
Nuk mjafton këtu sepse edhe Interi ndryshon rival dhe do të ketë një skuadër si Liverpool, çmenduri po ta mendosh se çfarë fati për zikaltërit.
Ndërkohë, më poshtë edhe çiftet e tjera interesante:
Salzburg-Bayern Munchen
Sporting Lisbona-Manchester City
Benfica-Ajax
Chelsea-Lille
Atletico Madrid-Manchester United
Villarreal-Juventus
Inter-Liverpool
Psg-Real Madrid
Ndeshjet do të luhen të ndara në dy ditë, më 15 dhe 16 Shkurt dy sfida dhe më 22 e 23 Shkurt dy takimet e tjera teksa më 8/9/15/16 Mars do të zhvillohen ndeshjet e kthimit.
Nuk duhet harruar që është eliminuar rregulli i golit në transfertë, ndaj dhe ndeshjet që në dy përballje mbeten në barazim për golat e shënuar në shtëpi e në transfertë, atëherë shkohet në shtesa e më pas në penallti./Ora News/.
