Dyshime për shortin. E bujshme, UEFA detyrohet të hedh një tjetër short të Championsit

Dyshime për shortin. E bujshme, UEFA detyrohet të hedh një

Nuk kishte ndodhur ndonjëherë dhe ja që u bë sot. UEFA do të përsërisë shortin e Championsit pas gabimeve të ndodhën në mesditë.

Është një gabim që shkaktoi zhurmë të madhe ku gjatë hedhjes së shortit për fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve, ndodhi diçka që e pane të gjithë. Andrei Arshavin nxori nga vazo një gogël të Manchester United kur e përcaktoi si kundërshtarin e Villarrealit.

Megjithatë, dy klubet, që ishin në të njëjtin grup në fazën e mëparshme, nuk mundën të ndesheshin prandaj shorti u përsërit menjëherë, me spanjollët që peshkuan Man. Cityn.

Historia mund të kishte përfunduar këtu por në këtë proces, ky gabim i parë rezultoi në një të dytë shumë më të sikletshëm.

Ndërsa Atlético Madrid sapo ishte zbuluar nga vazoja, sistemi kompjuterik e përjashtoi dukshëm Manchester United nga kundërshtarët e mundshëm të klubit spanjoll. Ndoshta sepse gogla me emrin e Man. United ishte anuncuar më pare dhe natyrisht UEFA nuk mund ta vendoste sërish por ndërkohë që dy klubet mund të shortoheshin vërtet dhe “djajtë e kuq” do të shmangnin duelin me PSG-në.

Për këtë arsye, zyrtari i shortit, Michael Heselschwerdt, nuk e kapi topin e Manchester United kur tërhoqi goglat nga çdo vaze me emrat e skuadrave që mund të sfidonin Atléticon.

 

Los Colchoneros më pas u shortuan me Bayern dhe Manchester United në fund u përball me PSG. Duke pare edhe kritikat, UEFA nuk mund të rrinte duarkryq ndaj dhe vendosi të hidhte një tjetër shorte për 1/8 e Champions League./Ora News/