Baçi: Me përjashtimin e Berishës, Basha donte të tregonte forcën, PD do të dalë më e fortë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Dhjetor 2021, 22:14
Në Drejt nga Luan Rama në RTV Ora, kreu i PD-së së Fierit, Luan Baçi u shpreh se me përjashtimin e Berishës, Basha donte të tregonte forcën.
Sipas Baçit, vendimet që ka marrë Basha janë antistatutore dhe se partia do të dalë më e fortë dhe jo e përçarë nga ky proces.
Baçi: Përjashtimi i Berishës, Basha donte të tregonte forcën. Vendimet që ka marrë antistatutore dhe abuzive. PD nga kjo lëvizje do dalë më e fortë, jo e përçarë. PD për herë të parë do të ketë fraksione. Endri ti ke bërë vetëm dy gjëra të mira, Qëllove me vezë Edi Ramën dhe ndërrove bravën e zyrës së FRPD-së në Fier.

