Baçi: Kuvendi i Bashës në 18 fiktiv, Endri Hasa ka ndërruar bravat e Fierit, ka ardhur natën
Në Drejt nga Luan Rama në RTV Ora, kreu i PD-së së Fierit, Luan Baçi u shpreh se nuk duhet të ishin organizuar zgjedhjet fiktive për kreun e partisë.
Sipas Baçit, edhe kuvendi i thirrur në 18dhjetor nga kryedemokrati Basha është fiktiv dhe se kjo është një situatë e trishtë.
Ai madje akuzoi edhe sekretarin e organizimit digjital në PD, Endri Hasa se ka ndërruar bravat në selinë e PD-së Fier.
Baçi: Nuk duhet të kishim organizuar zgjedhje fiktive. Kërkoj ndjesë që mora pjesë në zgjedhjet fiktive për kryetarin. Edhe Kuvendi i thirrur nga Basha ishte fiktiv. Jemi në një situatë të brishtë, nuk mendoja se do vinte kjo situatë. Hasa ka ndërruar bravat e Fierit, ka ardhur natën. Kjo situatë do të ndodhte në PD, se kjo parti ndodhej në zgrip, kishte arritur fundin.

