“Zgjedhim të ardhmen”, Basha zbulon sloganin e Kuvendit të 18 Dhjetorit

Lulzim Basha ka zbuluar sloganin e Kuvendit që do të mbahet më 18 Dhjetor në Pallatin e Kongreseve.

Basha ka përditësuar foton e cover-it në Facebook dhe ka qenë pikërisht slogani për Kuvendin.

“Zgjedhim të ardhmen”, shkruhet në sloganin e Kuvendit, i cili do të mbahet ditën e shtunë, në orën 11:00 në pallatin e Kongreseve.

Në këtë datë Berisha ka paralajmëruar referendum në çdo degë të Partisë Demokratike për vendimin e Kuvendit të 11 Dhjetorit për shkarkimin e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të PD.

Ndërkohë në datën 11 Dhjetor, në "Air Albania" u mbajt Kuvendi Kombëtar i PD-së i thirrur nga Sali Berisha dhe delegatët e PD-së.

“Zgjedhim të ardhmen”, Basha zbulon sloganin e Kuvendit të