Basha debat me gazetaren e Syrit: Unë nuk merrem me brava, televizioni i privatizuar nga Berisha
Kryedemokrati Lulzim Basha, i pyetur me ndërrimin e bravave në PD, fillimisht hodhi akuza ndaj Televizionit syri të cilin e cilësoi si të privatizuar nga Berisha.
Basha theksoi se nuk merret kryetari me brava dhe se në raport me autoritetet që mbrojnë rendin, PD-ja nuk ka pranuar që qoftë një polic i vetëm të përdoret kundër demokratëve.
Pyetje: Kur janë ndërruar bravat e PD-së, po e mbroni selinë nga demokratët?
Basha: U kam kthyer përgjigje televizioneve që i kemi pasur edhe kundër dhe që kanë merituar që të bojkotohen nga ne. Të kanë mësuar keq te Syri këto 3 muaj. Është trishtë ajo që i ka bërë Berisha atij televizioni. Kryetari i partisë nuk merret me brava. Këto janë pyetje absurde. Unë s’di të rregulloj bravë.
Për autoblindat ka qëndrime ku është bërë e qartë ndaj autoriteteve që mbrojnë rendin se PD nuk praron që një polic i vetëm, jo më instrumente që i kanë përdorur kundër nesh, të futet mes demokratëve. Syri është kthyer në një instrument, ashtu sikurse e kam thënë për TV Klan dhe për Top Channel. Stafi i syrit nuk janë pjesë e kësaj, sepse është një dramë privatizimi i këtij televizioni. Syri po bën opozitën e opozitës me lajme të rreme. Syri do të çlirohet nga metodat berishistë.

