Këlliçi denoncon bastisjen e zyrave: S'do jetë çudi nëse kamerat janë fshirë. Të armatosurit ishin të panjohur
Belind Këlliçi pasi ka bërë denoncimin në polici për bastisjen e zyrës së tij në selinë e PD, ka dalë në një deklaratë për mediat, ku është shprehur se i është vjedhur laptopi personal dhe disa USB, ndërsa ka kërkuar që të merren në administrim kamerat e selisë së PD.
Për bastisjen e zyrave dhe ndërrimin e bravave, Këlliçi ka bërë përgjegjës Lulzim Bashën dhe Gazment Bardhin, ndërsa ka shtuar se nuk do të jetë çudi nëse pamjet e kamerave do të jenë fshirë.
Belind Këlliçi: Bëra kallëzimin. Nuk mund të depozitojë provat fizike. Ju keni qenë sot në ambientet e e PD dhe keni filmuar vetë. I keni dokumentuar ju më mirë se gjithë të tjerët .Kenmi parë se zyra ka qenë e thyer. Kanë qenë të tre zyrat e jashtme me brava të ndërruara. Zyra ka qenë e bastisur.
Denoncova vjedhjen e laptopit im. Disa USB të miat. Bëra detyrën në institucionet e shtetit. Përgjegjës bëj Bashën dhe Bardhin janë të vetmit persona që mund të japin një urdhër. Kam kërkuar të merren në administrim kamerat e PD. Nuk do jetë çudi që të jenë fshirë kamerat. Persona që nuk janë pjesë e shoqëruesve të Bashës. Persona të panjohur kanë që qenë të panjohura.
