"Trekëndëshi i Bermudës e ka marrë Shqipërinë peng për 31 vjet", Basha: PD është rruga e vetme!

Në një dalje publike për mediet, menjëherë pasi zoti Berisha dhe mbështetësit e tij u larguan nga selia e PD-së, Lulzim Basha u shpreh se do të vazhdojnë përpara pa u ndalur.

Basha: Do të vazhdojmë pa u ndalur as nga ish-komunistët, as nga mbeturinat e tjera të korrupsionit që janë parakusht për tu përballur me monstrën e korrupsionit dhe krimit të organizuar, regjimin e Edi Ramës dhe bashkëpunëtorët e tij në këtë regjim.

Basha nuk la pa përmendur as trekëndëshin e Bermudës, në të cilin më herët ka futur Presidentin Meta, kryeministrin Rama dhe liderin historik Berisha.

Basha: Gjenden të rreshtuar, apo më mirë të brinjëzuar në Trekëndëshin e Bermudës, i cili e ka marrë 31 vjet Shqipërinë. Sot shqiptarët e kanë një rrugë përpara dhe kjo rrugë është PD-ja. PD është e vendosur të ecë në këtë rrugë duke ecur me Kuvendin e 18 dhjetorit. Nervoziteti i Berishës do vijë duke u shtuar. Bëri sot një shfaqje të shëmtuar.