Basha: Rama dhe Trekëndëshi i Bermudës na kanë përballë, PD do të çlirohet nga Berisha e gorillat e tij

Nga salla ku po mbante mbledhjet me Kryesinë, kryedemokrati Lulzim Basha u shpesh se Sali Berisha ka treguar sot se është një burracak që si një ish-komunist i vjetër kërkon të thërrmojë gjithçka, edhe fëmijën e tij, PD-së.

Basha theksoi se PD-ja është përballë Ramës dhe pjesëve të tjera të trekëndëshit të Bermudës e oligarkisë politiko-ekonomike

Basha: Nuk ramë në këto provokim të trashë pasi për ne e para është Shqipëria. Kjo që ka parë çdo shqiptar sot është pamja e një humbësi që mundohet të shfaqet si fitimtar. Ai ka treguar që humbja e tij është pa kthim, është rruga që ai ka zgjedhur. Sali Berisha ka treguar sot se është një burracak që si një ish-komunist i vjetër kërkon të thërrmojë gjithçka, edhe fëmijën e tij, PD-së.

Aksioni ynë do të vazhdojë i plotë në të gjithë frontin. Edi Ramës i them se na ke pasur përballë dhe do të na kesh përballë deri ditën e fundit. Do të vazhdojmë me të gjitha format e aksionit opozitar. Sali Berishës i them: me gjithë shfokusimin e energjive të demokratëve me tragji-komedinë tënde, nuk ia ke dalë përveçse të bëhesh qesharak në një moment kur duhej të dilje mënjanë. Pjesëve të tjera të Trekëndëshit të Bermudës, oligarkisë politiko-ekonomike i them që nuk keni asnjë shans ta vazhdoni ta mbani Shqipërinë në këtë situatë. Kjo status quo do të marrëve. Ne kemi në krah aspiratat e çdo shqiptari dhe nuk ka forcë që na ndal. Një nga një brinjët do t'ju bien. PD do të çlirohet nga Sali Berisha dhe gorillat e tij.