Persona të armatosur, Basha ironizon akuzat e Berishës: Tabaku e Zhupa me kallashnikov, Açka me pistoletë silenciator

Ditën e sotme Slai Berisha dhe Belind Këlliçi thanë se në selinë blu ishin futur persona të armatosur, të cilët kanë kërcënuar të rinjtë. 

Ndërkohë Lulzim Basha në një deklaratë për mediat me ironi është shprehur se deputetet Jorida Tabaku dhe Ina zhupa kanë qenë me kallashnikov, ndërsa Flutura Açka me kishte një pistoletë me silenciator.

Lulzim Basha: Persona të armatosur në PD? Jorida Tabaku dhe Ina Zhupa ishin me kallashnikov, ndërsa Endri Hasa kishte një mortajë të një kalibri të rëndë. Flutura Açka kishte marrë me vete një pistoletë me silenciator.