Kuvendi i 11 dhjetorit, Berisha: Do të bëhet transparente çdo qindarkë. Ja pse gazetarët s'u lejuan në "Air Albania"
Ish kryeministri Sali Berisha tregon pse s’u lanë gazetarët të hyjnë në “Air Albania” por I gjithë aktiviteti do të ndiqej me regji qëndrore.
Me gjithë dëshirën time për të hyrë aty, ishte e pamundur lëvizja, pasi votimi ka pasur vështirësi të mëdha për të lëvizur.
Gjithashtu ai tha se do të bëhet transparencë për çdo qindarkë e shpenzuar për Kuvendin.
“Secili delegate ishte ma bar code dhe ju mund ta merrni. Janë bërë transparente dhe do të bëhen çdo qindarkë shpenzimet e kuvendit. Ju garanton se janë minimum 50 herë më të ulëta sesa shpenzimet që paraqet pengmarrësi Edi Rama me pengun e tij, Lulzim Basha. Çdo gjë do të bëhet transparente. Kushdo që do mund ti rinumëojë. Nuk ka pasur kurrë një kuvend kaq korrekt.”
Komisioni që drejtoi punimet për Kuvendin e PD me 11 dhjetor e ka kaluar me sukses provën pasi të njëjtit i është besuar dhe organizimi i referendumit për certifikimin e vendimit të Kuvendit për shkarkimin e Lulzim Bashës si kryetar i PD.
