Këlliçi: Provokime të ulta, nuk ka nevojë për polici te PD-ja, mjaftojnë vetëm 2 rojet

E ndërsa në rrugët përreth stadiumit “Air Albania” dhe selisë së PD-së është parë prani e policisë, deputeti demokrat Belind Këlliçi siguron se nuk ka nevojë për një prani të tillë.

Nga Kuvendi Kombëtar i PD-së në stadium kryetari i Komisionit që drejton punimet e këtij Kuvendi, u shpreh se ky është një provokim i ulët dhe se mjafton vetëm dy rojet në PD për ta mbrojtur selinë.

Këlliçi: Nuk ka nevojë ta mbrojë policia selinë e Partisë demokratike, mjaftojnë dy rojet, Papi dhe Iliri që ta mbrojnë atë seli. PD është e demokratëve, le t’i lënë këto provokime të ulëta sepse nuk shërbejnë për asgjë.