Garo: Basha kishte pasur plane tjera, s’kishte as strategji as komunikim. Na zhgënjeu!
Floriana Garo në fjalën e saj që ka mbajtur në Kuvendin Kombëtar të PD u shpreh se së bashku me familjen e saj vendosën që të kthehen nga Zvicra, pasi besuan te ndryshimi.
Ajo tha se iu bashkua Krydemokratit në fushatën e zgjedhjeve të 25 Prillit në mënyrë që të japë kontributin e saj për Shqipërinë, por siç thotë ajo u zhgënjye nga Basha, pasi ky i fundit nuk kishte një vizion.
Floriana Garo: Të nderuar demokratë. Është privilegj dhe kënaqësia ime më e madhe që të jem këtu mes jush. Të jem mes demokratëve të sakrificës dhe të betejave për ta bërë Shqipërinë më të mirë, të jem prezente në këtë ditë historike, në ditëlindjen e detyrë të PD. vendimi për t’u thyer nga Zvicra nuk ishte e lehtë. 8 vitet e fundit mungesa e shpresës i detyron njerëzit të marrin rrugën drejt perëndimit.
Vendosëm që të hedhim këtë hap në shkurtin e acart para zgjedhjeve sepse besuam në te ndryshimi, doja të kotriboja te ndryshimi, besoj ende te ndryshimi. Ju siguroj jetesa në perëndim mund të jetë më e mirë por jo më e lumtur. U përkushtova plotësisht në fushatën e 25 prillit, por Basha kishte plane tjera. Nuk kishte strategji e as komunikim. Si do fitonim ne? Fitorja nuk ishte qëllimi i tij. Unë u zhgënjeva ashtu siç gjithë të tjerët.
Ajo shton se vetëm Berisha mund të udhëheq demokratët në ringritjen e PD, ndërsa shton se ai frymëzoi të gjithë që forca e tyre politike të jetë e bashkuar.
Floriana Garo: Kam besuar dhe besoj plotësisht se vetëm Berisha do na udhëheq të gjithëve në ringritjen e PD, në piedestalin e lavdisë së saj. Ai na frymëzoi që të jemi më të bashkuar më të fortë dhe më të hapur, që të provojmë pas kaq shumë kohësh shijen e fitores.
