Dëbora dhe përmbytjet në rrethe, kjo është situata e rrugëve në vend

Stuhi shiu dhe dëbore kanë përfshirë vendin këtë të shtunë, 11 dhjetor.

Në qarkun e Dibrës, reshjet e dëborës janë intensive dhe zonat e thella si Kala e Dodës, Lurë e Selishtë arrin deri në 40 Centimetra dhe ka mungesë energjie elektrike.

Lëvizja e makinave në aksin Klos-Trianë përmes rrugës së Arbrit bëhet vetem me zinxhirë në By passin e Qafë Murrizit.

Qarkullimi është i vështirë edhe në akset e tjera kombëtare.

Reshje dëbore ka në të gjithë qarkun e Kukësit, duke arritur 15 cm në Shishtavec, 20 cm në Valbonë dhe 15 Cm në Has.

Për pasojë rruga e Arrënit është e bllokuar, ndërsa shumë akse të tjera janë të kalueshme vetem me zinxhirë.

Në qarkun e Shkodrës trashësia e dëborës ka arritur në 70 cm, në qafën e Bërdolecit, në rrugën e Vermoshit ku qarkullimi është gati i pamundur

Fshatrat Vermosh e Lepush nuk kanë energji elektrike.

Në Pukë trashësia e dëborës shkon mbi 15 cm, e për pasojë ka probleme në rrugët e zonave të thella.

Në qarkun e Lezhës, 150 hektarë tokë janë me prezencë uji në Zonën e Kenetës së Kakariqit

Reshjet e dëborës kanë vijuar edhe në juglindje.

Në Dardhë, trashësia arrin 35 cm dhe mjetet mund të lëvizin vetem me zinxhirë.

Dëbora që ka arritur deri në 25 cm ka izoluar dhe ka lënë pa energji fshatrat e thella të Pogradecit.

Për pasojë janë krijuar vështirësi në lëvizjen e automjeteve në Qafë Thanë, por aksi nuk është i bllokuar.

Në Gjirokastër, Përroi Çullos dhe Liqeni  Viroit dolën nga shtrati duke krijuar vështirësi, ndërsa rrëshqitje dherash pati edhe në aksin nacional Përmet-Çarçovë-Korçë.

Ndërkohë fshati Zhulat është izoluar.

Rreth 300 banorë  të fshatit Mesaplik në Selenicë janë izoluar pasi ura e improvizuar është shembur.

Në qarkun e Durrësit, rruga Lalez-Bizë në njësinë Ishëm ka pësuar shembje në disa pika të saj.

Reshjet intensive të shiut kanë shtuar prurjet e lumejve ku Shushica dhe Vjosa janë në kuota maksimale dhe rrezikojnë përmbytje.

Reshjet e shiut kanë shtuar prurjen e lumejve, por deri më tani të gjithë janë brenda shtratit natyror.

RRUGËT NË QARKUN KUKËS

Aksi Kukës –Arrën, i bllokuar

Bicaj- Bushtricë-Peshkopi, me zinxhirë

Kukës –Shëmri, me zinxhirë

Kukës- Qaf Tobli, Krumë, me zinxhirë

Bajram-Curri –Valbonë, me zinxhirë

Bajram-Curri –Lekbibaj, me zinxhirë

RRUGËT QARKU DIBËR

Klos – Tiranë nga Rruga e Arbrit, me zinxhirë

Peshkopi – Kala e Dodës – Kukës, me zinxhirë

Ura e Çerenecit – Steblevë – Librazhd, me zinxhirë

RRUGËT QARKU DIBËR

Klos – Tiranë nga Rruga e Arbrit, me zinxhirë

Peshkopi – Kala e Dodës – Kukës, me zinxhirë

Ura e Çerenecit – Steblevë – Librazhd, me zinxhirë

Nga Bashkia Shkoder informohemi se nuk kemi probleme në territorin e kësaj Bashkie.

Ne Bashkine Vau-Dejes deri ne keto momente nuk kemi raportime për probleme

Vështirësi qarkullimi në Qafë-Thanë

Në Bashkinë Pogradec, trashësia e dëborës shkon deri në 25 cm në zonat.