"PD s'do jetë peng e askujt", Noka nga “Air Albania”: Basha fatalitet për opozitën, i dhamë shanse por dështoi

Deputeti Flamur Noka në fjalën që ka mbajtur në Kuvendin Kombëtar të PD është shprehur se Partia Demokratike është një forcë politike sovrane që nuk ka për të qenë peng i askujt.

Flamur Noka: Të nderuar delegatë e delegatë, ta gëzojmë sot këtë ditë të shënuar. Asnjëherë më shumë sesa sot nuk kam pasur kaq shumë emocion. Ky është bashkimi më i madh i njerëzve të lirë. Të gjithë jemi të bashkuar rreth vlerave dhe parimeve që ne besojmë. Jemi këtu për të dëshmuar se PD është një forcë politike sovrane që nuk ka për të qenë peng i askujt.

Ai tha se Lulzim Basha është një nga njerëzit që demokratët i kanë dhënë më shumë shanse në politik, por megjithatë ai dështoi.

Flamur Noka: Kujt më shumë se Lulzim Bashës demokratët  ikanë dhënë shanse në politikë. Ai njihni ndonjë të ngjashëm që ka pasur kaq shumë pushtet. Çfarë bëri Lulzim Basha me besimin që i dhamë. Humbi të gjitha zgjedhjet, dhuroi të gjitha bashkitë Edi Ramës, dështoi  më 25 prillit. Humbjet e njëpasnjëshme nuk janë çështje të tij personale, ato i kanë kushtuar shumë vendit.

Ai thotë se edhe pse PD merrte herë pas herë aksione kundër Edi Ramës, të gjitha dështonin, dhe sipas tij përgjegjës për këtë ishte Lulzim Basha.

Flamur Noka: Si për çudi të gjitha aksionet tona dështonin, dhe problem ishte udhëheqësi sepse kishte qenë i marrë peng, që pengmarrësi kishte vendosur ta katandiste në kloun. Ky njëri për një opozitë është fatalitet. Lulzim Basha nuk qetësohet, nuk i intereson suksesi. Ai do të vazhdojë biznesin si kryetar i PD. Është peng Edi Ramës, por i ka bërë gabim llogaritë. Ne jemi mbledhur për ta nxjerrë PD nga qoshja e errët që e ka futur Basha. Këto takime treguan se demokratët kanë vizion për të mundur çdo demokratë. E vetmja pengesë është Basha.