Makina policie rrethojnë PD-në, Boçi: Panik nga qeveria dhe provokim për të nxitur akte të papërshtatshme

Luçiano Boçi u shpreh se nëse Basha rezulton i shkarkuar nga votat e delegatëve Kuvendi i datës 18 nuk ka vlerë. Ai u shpreh se Komisioni do të përcaktojë sipas rregullave të Statutit procesin e zgjedhjeve të kryetarit.

Boçi: Komisioni nuk është komisioni marrës i PD-së. Komisioni ka zyra në PD dhe është komisioni që d o merret me organizimin e procedurave të zgjedhjeve sipas parimeve të parashikuara në Statut.

Për sa i përket automjeteve të policisë rreth selisë së PD-së, Boçi i cilësoi si provokim me qëllim nxitjen e akteve të papërshtatshme.

Boçi: Panik nga qeveria dhe provokim i delegatëve të PD-së me qëllim që të nxisë akte të papërshtatshme, por gjakftohtësia jonë përderisa jemi në atmosferë festive nuk mund të ndodhë asgjë.