Rama: PD nuk bëri analizë për humbjen, opozita drejt ndarjes, bonus tjetër për qeverinë
Për gazetarin Luan Rama e gjithë periudhë pas 25 prillit nuk u dha mundësi që të bëhet një analizë gjakftohtë për humbjen e zgjedhjeve.
Në një intervistë në Ora News ai tha se në të ardhmen mund të kemi një ndarje të opozitës duke bërë që një gjë e tillë të jetë në leverdi të qeverisë.
Rama: E gjithë periudhë pas 25 prillit nuk u dha mundësi që të bëhet një analizë gjakftohtë dhe realiste për shkaqet e humbjes. Opozita është në krizë në Shqipëri. Ishte në krizë edhe gjatë fushatës sepse nuk u zgjodhën hapat e duhur për të krijuar një besim të nevojshëm për të ardhur në pushtet.
Me ndarjen e PD-së që unë shoh në horizonte, krijohet një probleme tjetër për opozitën dhe krijohet një bonus tjetër për qeverinë që i shkon për shtat ky realitet. Në kuvend nuk do të ketë më një opozitë solide me të njëjtën mesazh. Basha është bërë tashmë target i goditjeve nga Foltorja dhe qeveria.

