Marshim drejt selisë PD? Luçiano Boçi: Skenar imagjinar. Makinat e policisë panik nga qeveria e provokim i delegatëve PD

Deputeti demokrat Luçiano Boçi hodhi poshtë aludimet për një marshim drejt selisë së PD-së në përfundim të Kuvendit.

Ai e quajti skenar imagjinar, ndërsa daljen në për rrugë të makinave të policisë i quajti panik nga qeveria dhe provokim i delegatëve të PD-së

Çfarë do të ndodhë pas vendimeve të Kuvendit?

Luçiano Boçi: Do të dalë rezultati dhe do të procedohet në bazë të këtij rezultati.

Në rast se votohet për shkarkimin e Bashës a do të ketë marshim drejt selisë së PD-së?

Luçiano Boçi: Nuk do të ketë marshim. Skenarë të tillë janë imagjinarë. Po vazhdohet me procedura të rregullta me qëllim që dhe largimi të jetë procedurial dhe jo largime me skenar që janë anoncuar qëllimisht për të prishur këtë atmosferë të PD-së.

Për sa i përket automjeteve të policisë rreth selisë së DP-së, Boçi i cilësoi si provokim me qëllim nxitjen e akteve të papërshtatshme.

Boçi: Panik nga qeveria dhe provokim i delegatëve të PD-së me qëllim që të nxisë akte të papërshtatshme, por gjakftohtësia jonë përderisa jemi në atmosferë festive nuk mund të ndodhë asgjë."