Nëpër rrugët e Tiranës makina të shumta policie, Paloka: Nëse në selinë e PD-së kanë frikë ky është fundi

Duputeti i PD-së, Edi Paloka tha se nuk do të merret asgjë me dhunë.

Deklarata u bë sot pasdite nga "Air Albania" ku vijon kuvendi i demokratëve mbështetës të Sali Berishës.  E ndërsa në stadiumin "Air Albania" vijonte votimi për shkarkimin e kryetarit të PD-së Lulzim Basha, makina të shumta policie dhe makina ujëhedhëwse janë parë të lëvizin nëpër rrugët e Tiranës.

Pyetjes A ka plan për ta marrë PD me forcë?

Paloka u pergjigh: Nëse në selinë e PD-së kanë frikë për demokratët ky është fundi. Ne nuk marrim asgjë me dhunë. Kuvendi mori vendimet e tij të gjithë kanë detyrimin të zbatojnë vendimet e Kuvendit.

Nëse nuk e njohin?

Hap pas hapi do ta njohin” tha Paloka.