Boçi: 18 dhjetori nuk ka vlerë nëse Basha rezulton i shkarkuar nga delegatët

Luçiano Boçi tha se Kuvendi i datës 18 i thirrur nga Lulzim Basha nuk ka vlerë nëse ai rezulton i shkarkuar nga delegatët.

Luçiano Boçi u shpreh se deri në momentin që ishte i pazhvilluar Kuvendi i datës 11 i mbledhur nga anëtarësi, ishte e drejta e kryetarit ta thërriste Kuvendin sipas Statutit.

Boçi: Tani që del rezultati dhe në qoftë se ai rezulton i shkarkuar, bie vlera e datës 18 si Kuvend Kombëtar i PD-së. Kuvendi i 18 është në pikëpyetje për shkak të rezultatit të shkarkimit. Nëse rezulton i shkarkuar nga delegatët e PD-së, data 18 nuk ka vlerë.