"Rilindja" e Sali Berishës fton kritikët demokratë t’i bashkohen për rithemelimin e partisë
Forcën e tij politike për të rimarrë PD nga duart e Lulzim Bashës, Sali Berisha e tregoi duke mbushur stadiumin kombëtar me mbështes dhe delegatë.
Lulzim Bashën e shkarkoi me votë të fshehtë e tashmë e auan një kufomë politike.
Edi Ramës i përcolli mesazhin se askush nuk i reziston revolucionit.
"Nuk do doja të flisja fare për Bashën, i rrethuar me batalionin e policisë të Edi Ramës, sepse çfarë mund të flasim për të. Është një kufomë politike dhe asgjë më shumë."
Gjatë zhvillimit të kuvendit, pasi fraksionet i legalizoi në statut, Sali Berisha ftoi kritikët demokratë t'i bashkohen rrugëtimit të tij për rithemelimi e partisë në rugëtimin e tij për rithemelimin e partisë.
Marrëdhënia e tij e krisur me ambasadoren amerikane Yuri Kim vijon të mbete një çështje pa zgjidhje.
"Është e trishtuar të shikosh ambasadoren e SHBA të sillet njësoj si dikur ambasadori sovjetik në Tiranë. Këto vijnë fund e krye nga mafia e George Soros."
Sërish Sali Berisha ka sfiduar Departamentin e Shtetit Amerikan për të bërë publike prova për shpalljen e tij non grata.
"Unë u bëj thirrje zyrtarëve të departamentit të shtetit të çojnë në Paris çdo fakt, dokument, provë që kanë. Ju siguroj se unë marr çdo vendim ndaj vetës sime."
Ai u zotua para shqiptarëve se do të zhbëjë Ballkanin e Hapur, ndërsa kishte një paralajmërim për Presidentin serb.
"Ballkani i Hapur është ballkani i hegjemonisë serbe. Zotohemi t'i japim fund këtij procesi."
Sali Berisha kreu edhe aktin simbolik të shkarkimit me votë të Lulzim Bashë, 8 vjet pasi e la pasardhës në krye të demokratëve.


