Basha konfirmon krizën në PD, i dërgon mesazh Berishës: Kjo ditëlindje na gjen zemërthyer!

Nga shkallët e selisë blu, Lulzim Basha do t’i dërgonte një mesazh të prerë Sali Berishës që po mbante paralelisht kuvendin e demokratëve në stadiumin "Air Albania". Basha deklaroi se çdo përpjekje për të ndaluar në këtë rrugë, për të na tërhequr anash nga përballja frontale me rrezikun që paraqet regjimi grabitqar i lindur nga masakra e 25 prilli, është dhe duhet të jetë e shkuara.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, teksa pranoi krizën e thellë që ka përfshirë partinë që ai drejton, foli për një ditëlindje që demokratët i gjen me zemër të thyer.

Duke iu referuar zhvillimeve që vinin nga stadiumi "Air Albania" aty ku po mbahej kuvendi i demokratëve të thirrur nga lideri historik i tyre, Sali Berisha, Basha i ftoi edhe ata demokratë që e kanë ‘humbur’ rrugën që t’i bashkohen kësaj nisme të PD.

"Pra le mos t'i lejojmë, në veçanti këtë ditë, ditën el idnjes së PD-së, ditën e lindjes së forcës që mishëron idealin e demokracisë, që kundërshtarët e demokracisë, që nxënësit e dishepujt e autokracisë, që oligarkia dhe krimi i organizuar që kanë sunduar dhe sundojnë me ndihmë e tyre dhe për shkak të tyte të gëzojnë duke menduar se  demokratët janë të përçarë," tha Basha.

Ndërsa iu drejtua demokratëve të mbledhur në selinë e PD, në 31 vjetorin e saj do të zbulohej dhe memoriali me firmëtarët themelues të dhjetorit 1990.

Kryedemokrati Lulzim Basha, u shpreh se mision i PD, mbetet mision i shenjtë i PD, dalja nga tranzicioni i stërzgjatur.

"T'i mbijetosh kësaj çmendurie nuk është thjesht fat, pro është tregues i guximit dhe instiktit të mbijetesës së këtij kombi fisnik, të çdo shqiptari, t;i prish daljes nga kjo greminë, t'i prijmë daljes nga ky tranzicion i tejzgjatur ishte dhe mbetet misioni i shenjtë i demokratëve dhe i PD-së," tha Basha.