"SMS-ja" para Kuvendit, demokratët i kthehen Bashës: Nuk kemi frikë! Sali Berisha, Skënderbeu i dytë
Mbështetësve të Kuvendit të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha mbrëmjen e së premtes në telefonat e tyre celularë u është dërguar një mesazh që sipas tyrë është shantazhues nga Lulzim Basha dhe kryesia e PD-së. Pak minuta para takimit të tyre në "Air Albania", ata thanë së asgjë tashmë nuk i tremb, pasi do jenë vetë demokratët e vërtetë që do të rithemelojnë Partinë Demokratike.
Një ditë para së të mbahej Kuvendi Kombëtarë i Partisë Demokratike i thirrur nga Sali Berisha, disa prej mbështetësve të kësaj force por edhe një pjesë e delegatëve u ka ardhur një mesazh në telefonin ku shkruhej se "SHBA nuk bashkëpunon me Berishën. Pasoja për PD-në nëse ndjek një të shpallur "non grata".
Simpatizantët e kanë quajtur mesazh kërcënues më qëllim mospjesëmarrjen në Kuvendin e Sali Berishës.
"Nuk ka numër, kaq ka ardhur."
Po ashtu ata thonë së kryetari aktual Lulzim Basha duhet që ta dorëzojë Partinë Demokratike që sipas tyre është shkaku kryesor për këto vitë qëndrimi në opozitë.
"Kemi ardhur me i dhënë fund modelit të besëprerëve Basha dhe Bardhi."
"Me qetësi dhe dashuri të ikë andej nga ka ardhur dhe të mos na mbajë të bllokuar."
Falsifikimi i firmave të delegatëve që sipas Kryesisë së Partisë Demokratike kanë firmosur për të marrë pjesë në Kuvendin Kombëtar të 18 dhjetorit është denoncuar mbrëmjen e djeshme nga vetë delegatët, emrat e të cilëve u lexuan nga numri 2 i selisë blu Gazment Bardhi dhe më pas nga deputetja Ina Zhupa.

