Vidhnin naftë duke pompuar ujë/ Gjykata e Fierit lë në burg 4 punonjësit e Kompanisë Albpetrol

Gjykata e Fierit vendosi të mbajë në burg 4 punonjësit e kompanisë Albpetrol të përfshirë në skandalin e vjedhjes së naftës bruto dhe nxjerrjes së saj përmes procesit të pompimit të ujit, çka është e ndaluar me ligj.

Në qeli mbeten:

Arjan Kallashi, 49 vjeç, banues në Fier, me detyrë kryetar i degës teknike  Alpetrol.

Selami Rustemi, 54 vjeç, banues në Fier, pergjegjës për mbarëvajtjen e sepratorëve dhe pompimit.

Dilaver Idrizaj, 56 vjeç, banues në Fier.

Dashamir  Merkaj, 54 vjeç, banues në Ballsh, punonjës të task forcës në Alpetrol.

Skandali u denoncua nga kompania Albpetrol e cila ka kapur vjedhjen e naftës bruto në zonën e Usoje-Qafe Kashit, përmes një  tubacioni 1.3 km të gjate qe normalisht duhet te bej pompimin e ujit teknologjik ne puse.

Arrestimi i tyre u bë pas kallëzimit nga drejtori i Kabinetit të Alpetrol, se këta shtetas kanë vepruar në kundërshtim me urdhrin e brendshëm të Drejtorit të kompanisë, duke transportuar një sasi të konsiderueshme me naftë dhe ujë teknologjik të marrë në depozitat e Usojës, e cila do të injektohej në puset e Kashit.