Video/ Shpërthen zjarri në selinë e partisë, zyrtarët hidhen nga dritaret për të shpëtuar
Një zjarr ka shpërthyer në selinë e “Lëvizjes Ennahda” në kryeqytetin e Tunizisë.
Nuk dihet se cili është shkaku i zjarrit, por një numër i madh ambulancash dhe zjarrfikësesh janë dërguar në lagjen Monplezir të kryeqytetit Tunizisë, ku ndodhet selia e “Lëvizjes Ennahda”.
Në pamjet e shpërndara në rrjetet sociale, shihej se nga kati i parë dhe i dytë i ndërtesës dilte tym ndërsa personat që ndodheshin brena po përpiqeshin të dilnin nga dritaret, ku disa prej tyre edhe u hodhën.
Nureddin al-Bahiri, një nga udhëheqësit e Lëvizjes Ennahda, vuri në dukje se zjarri filloi në katin përdhes dhe përfshiu me shpejtësi edhe katete e sipërme.
Bahiri tha se në mesin e të plagosurve nga zjarri ishte zëvendëskryetari i Lëvizjes Ennahda dhe ish-kryeministri Ali al-Urayyid, si dhe kryetari i Këshillit Shura të Lëvizjes Ennahda, Abdulkerim al-Haruni.
Tunus’ta Nahda Partisi Genel Merkezi'nde yangın çıktı: Binadan çıkmak isteyenler camdan atladıhttps://t.co/dXUf77Acg4 pic.twitter.com/9t0kd48wgE
— T24 (@t24comtr) December 9, 2021
Fire at Ennahda party building . The fire destroyed some of the equipments in the offices .#Tunisia #Tunisie #تونس pic.twitter.com/ReZeVM50m1
— Rabeb Aloui (@rababalouii) December 9, 2021
