Mbyti gruan me duar, avokati i shqiptarit: Është penduar, do të dijë se çfarë do të ndodh me fëmijët

Shqiptari që mbyti bashkëshorten e tij, në një fshat në Lakonia të Greqisë, ndërsa 2 fëmijët e tyre flinin në dhomën ngjitur, para gjykatës është shprehur se është penuar për krimin që ka bërë.

Ai është shprehur se krimin e ka bërë në gjaknxehtësi e sipër.

Ndërkohë sipas mediave greke, avokati mbrojtës i këtij të fundit është shprehur se ajo që i intereson shqiptarit është fati i dy fëmijëve të tij.

“Ajo që i intereson është se çfarë do të ndodhë me fëmijët e tij” tha avokati i 40-vjeçarit, duke shtuar se kujdestarinë e përkohshme të fëmijëve e ka marrë vëllai i nënës së tyre.