Hajdarmataj: 11 dhjetori do të kthehet në datë historike, rithemelohet PD

Ish studentja e dhjetorit dhe ish-deputetja e Partisë Demokratike, Mimoza Hajdarmataj, shprehet se ajo që aspiruan me lëvizjen  e dhjetorit në vitin 1990, nuk është bërë realitet.

Në një intervistë për Ora News, ish-deputetja shprehet se situata në vendin tonë është shumë e rëndë pasi sipas saj demokracia në Shqipëri është në pikëpyetje.

Mimoza Hajdarmataj: Ajo që ne aspiruam apo slogani me të cilën filloi dhe gjithë muaji dhjetori I viteve 90, sot pas 30 viteve nuk është një ëndërr e jona e bërë realitet. Jemi në një situatë të rëndë pasi demokracia në Shqipëri është në pikëpyetje. Ajo që ne arritëm në dhjetor,pluralizmi në Shqipëri, ka kohë që është në rrezik edhe pas 31 viteve. Kemi një parti në pushtet që ka të gjitha pushtet, që së fundmi ngjan edhe e fokusuar për të kapur edhe opozitën. 

Ne ish-studentët e dhjetorit e përkujtojmë lëvizjen aty ku nisi. Aty është prijësi jonë legjendar I lëvizjes së dhjetorit, Azem Hajdarit. Aty ka filluar edhe lëvizja jonë historike.

Ajo ka komentuar edhe Kuvendin Kombëtar që do të mblidhet më  11 dhjetori, duke thënë se kjo ditë do të kthehet në datë historike, ndërsa shton se do të rithemelohet PD.  

Mimoza Hajdarmataj: Ne të paketën që nga fillimi i lëvizjes “Foltorja’ dhe me atë ecurinë e ngjarjesh, artikulimet e ndryshme, ndryshimet që janë bërë të ditura se çfarë do të ndodh në dhjetor, unë them se 11 dhjetori do të jetë një ngjarje historike e themelimit të PD, rikthimit të saj në shinat e duhura, në një të djathtë të fortë, për të garantuar pluralizmin, për ta bërë PD një alternativë qeverisëse në zgjedhjet e ardhshme. Prej këtij Kuvendi do të dalim më të fortë dhe më ta bashkuar.

E pyetur për ‘përplasjen’ mes Kryedemokratit Lulzim Basha dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, Hajdarmataj është shprehur se nuk sheh një përplasje mes dy individëve, ndërsa sipas saj ‘Foltorja’ është një lëvizje për ta kthyer partinë në shina.  

Mimoza Hajdarmataj: Unë dhe shumë si unë e konsiderojmë jo më një si përplasje mes individëve. Kjo gjë ka kaluar përtej Bashës dhe përtej Berishës, është një lëvizje shumë e madhe për ta kthyer partinë në shina, për të kthyer sistemin e votës, për të kthyer meritokracinë brenda PD.

Intervistoi Arnold Kariqi, përgatiti Anila Kolgjini