Kë po penalizon ministria e Arsimit? Udhëzimi i MASR-së, Gjini: Të hapur për një ligj për punësimin e të dënuarve

Asnjë person i dënuar më parë për vepra penale ndaj të miturve dhe institucioneve arsimore nuk do të mund të punësohet në shkolla. Duke pranuar se është një udhëzim lehtësisht i ndryshueshëm, ministria e Arsimit thotë se presin sugjerime për ndryshime ligjore.

Asnjë person i dënuar më parë për vepra penale ndaj fëmijëve dhe institucioneve arsimore do të mund të punësohet në shkolla.

Ky udhëzim i ri ministrisë së Arsimit kërkon që të parandalojë situata të rrezikshme për nxënësit.

Por udhëzimi mbetet udhëzim dhe lehtësisht i ndryshueshëm, ndaj Zamira Gjini, nga drejtoria e përgjithshme e politikave zhvillimit të arsimit, thotë se janë të gatshëm të diskutojnë për ndryshime ligjore.

"Sigurisht udhëzimi ndryshon më lehtë dhe sigurisht nëse në të ardhmen do të ketë vend për të përmirësuar akte të tilla që forcojnë edhe më shumë sigurimin e të drejtave të fëmijëve në shkollë ne jemi të hapur për të bërë çdo ndryshim dhe rregullim," tha Gjini.

Aktualisht për tu punësuar një mësues, ai duhet të paraqesë mes dokumenteve të tjera edhe dëshminë e penalitetit, e cila duket se nuk ka qenë shumë efektive.

"Në udhëzimin e mëparshëm thuhej vetëm dëshmia e penalitetit, tani janë përcaktuar se për cilat vendime të Gjykatës një person nuk mund të punësohet në institucionet e arsimit parauniversitar," shtoi Gjini.

Kë po penalizon ministria e Arsimit? Udhëzimi i MASR-së, Gjini:

Udhëzimi i ministrisë i cili mban datën 1 dhjetor 2021 u firmos me nxitim nga Ministrja e Arsimit Evis Kushi pas rastit të në Berat, ku një person i dënuar më parë për abuzim me të miturit, u punësua si mësues në një shkollë të qytetit.

Jo vetëm masat institucionale, por ministria kërkon edhe ndihmën e qytetarëve për të denoncuar çdo rast.