Pastiçeri Reka edhe në Bllok/ Hapet dyqani i tretë në Tiranë në rrugën Sami Frashëri

Shijen unike të ëmbëlsirave të Pastiçeri Rekës tashmë mund ta gjeni edhe në zemër të kryeqytetit.

Ky dyqan në rrugën “Sami Frashëri” në zonën e ish-bllokut është i treti që hapet në Tiranë nga familja Reka.

Sipërmarrja e re u inaugurua të martën. Të shumtë ishin ata që iu bashkuan mbrëmjes festive, të cilët shijuan ëmbëlsirat dhe pijet e veçanta si dhe bisedat e ngrohta më njëri-tjetrin.

Suksesi që sot gëzon Pastiçeri Reka nuk është sekret. Përkushtimi dhe cilësia e lartë e produkteve janë ndër arsyet që çdokush e dashuron këtë pastiçeri.

Enes Reka thotë se në dyqanin e ri, klientët do të gjejnë një shumëllojshmëri ëmbëlsirash.

"Reka mbahet për pjesën tradicionale më shumë, por dhe risitë nuk mungojnë. Çdo gjë këtu bëhet me dashuri."

Pastiçeri Reka trashëgon një traditë të gjatë që zë fill në vitin 1924.

Është themeluar nga Mustafa Reka dhe në atë kohë pastiçeria u bë e njohur për tortën e dasmës së Mbretit Zog.

Sot trashëgimtarët ruajnë me fanatizëm jo vetëm recetat sekrete por edhe mënyrën artizanale të përgatitjes së produkteve shija e të cilave është e pakrahasueshme.

Pastiçeri Reka edhe në Bllok/ Hapet dyqani i tretë në